Rreth
mepyet.al

Shumë faleminderit që aktualisht po vizitoni faqen mëpyet.al!
A ju ndodh që të jeni një person introvert ose një person shumë i ndjeshëm që kërkon këshilla për përmirësimin e jetës?
Po?
Epo atëhere jeni në vendin e duhur.

Realisht
kush eshte mepyet.al ?

Unë jam gjithashtu një individ shumë introvert dhe i ndjeshëm. Ky website është vendi ku unë ndaj zgjidhjet që kane patur rezultat pozitiv tek unë me shpresën që disa prej tyre mund të ju ndihmojnë edhe ju.
Dhe cfarë më bën të kualifikuar për të shkruar këshilla për jetën dhe për ju që ndani të njëjtin problem si unë?
Atëhere, unë jam e kualifikuar që t’ ju ndihmoj të krijoni jetën tuaj më të mirë, jo sepse ja dola të krijoj jetën time pothuajse perfekte në çdo aspekt te mundshëm, por sepse arrita ta shkatërroj totalisht atë dhe më pas ti marr gjërat nga fillimi.
Une e di shumë mirë ç’do të thotë të ndihesh i stresuar dhe në ankth në maksimum.
E di shumë mirë ç’do të thotë të ndihesh I tejlodhur nga të jetuarit një jetë “normale”.
E di gjithashtu ç’do të thotë të punosh fort dhe njerëzit në jetën tënde nuk janë të përshtatshëm me personalitetin tënd.
E di mirë ç’do të thotë kur bota vazhdimisht të ushtron presion të jesh dhe të bësh me shumë dhe gjithçka ti do të bësh në ato momente është të heqësh dorë nga gjithçka.
Ju kuptoj më së miri duke qënë se e kam një eksperiencë personale, e di shumë mirë ndjesinë që ju përjetoni.
Jeta ime kishte arritur në një faze kritikue ku nuk kisha zgjidhje tjetër përveçëse se t’ja dilja në një mënyrë.Dhe ja dola!
Gjithçka nuk ndodhi brenda një nate, më besoni. Por për vite me radhë dhe punë konsistente. Midis gabimesh dhe gjykimesh zbulova se si ta bëj jetën time më të mirë. Kam ndjekur në mënyrë intensive trajnime mbi zhvillimin personal dhe si të ndihmojmë veten. Lexime të veprave dhe materialeve që konsistojnë pikërisht në thelbin e të qënurit human dhe tërë dimensionin dhe kompleksitetin e qënies dhe jetës njerëzore.
Dhe eksperimentova.
Zbulova cfarë më ndihmonte dhe cfarë jo, dhe gradualisht u integrova në jetesën që po bëj tani.
Më lejoni të jem ë sinqertë , jeta ime akoma nuk është perfekte. Madje është shumë larg perfeksionit. Nuk I kam zbuluar akoma të gjitha. Gjithashtu ashtu si edhe ju lodhem shumë, trullosem dhe frikësohem, ekzistojnë ditë kur jam totalisht rrëmujë dhe kur çdo gjë po rikthehet në fillim.
Por ne shumicën e kohës ja dal të jem në formën time të mirë. Të paktën kur bëhet fjalë për gjëra që kanë rëndësi. E dua këtë që aktualisht po bëj, t’ju gjendem sa më afër personave që ndajnë probleme të ngjashme me eksperiencat e mija personale. Kaloj kohë me familjen time të bukur dhe falë këtyre kam me shume energji nga sa mendoj. Ende nuk e di çfarë më pret në të ardhmen por e shikoj gjithçka entuazëm më tepër se sa me frikë dhe dyshim.
Gjthçka është e mundur! Mund ta bëni edhe ju!
UNË JAM KËTU PËR JU!
Identify your goals
Continually reintermediate integrated processes through technically sound intellectual capital.
Finding the answers
Capitalize on low hanging fruit to identify a ballpark value added activity to beta test.
Finding the balance
Nanotechnology immersion along the information highway will close the loop on the bottom line.
Achieve success
Organically grow the holistic world view of disruptive innovation via workplace diversity.

Created by said.al